Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Zgjedhjet 2017 – Basha mesazh indirekt OSBE për votimin dhe numërimin elektronik
basha-me-strukturat-655x356

Zgjedhjet 2017 – Basha mesazh indirekt OSBE për votimin dhe numërimin elektronik

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ritheksoi angazhimin e tij për një proçes të hapur dhe përfshirës në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Basha përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e bojkotit të zgjedhjve, ndërsa shprehu sigurinë se Partia Demokratike do ti fitojë ato. 

Gjatë takimit me drejtuesit e strukturave në rrethe, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrëzoi në mënyrë të prerë çdo aludim se opozita mund të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Basha tha se Partia Demorkatike nuk ka asnjë skenar tjetër veç fitores së zgjedhjeve, përmes një proçesi të lirë dhe të ndershëm.

Basha: “Qeveria dhe mjetet e saj të propagandës janë lëshuar me klishetë: merr pjesë nuk merr pjesë Partia Demokratike në zgjedhje. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Ne do të luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të përballemi për zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të fitojmë me  zgjedhje të lira e të ndershme”.

Basha renditi sërish votimin dhe numërimin elektronik, si kusht të patjetërsueshëm, ndërsa kishte një mesazh indirekt dhe për OSBE-në.

Basha: “Shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo europian dhe çdokush duhet të matet mirë para se tu sugjerojë shqiptarëve të pranojnë një standard që e kanë të papranueshëm për vendin e tyre”.

Kryetari i Partisë Demokratike ripërsëriti qëndrimin  se kandidatët për deputetë do ti nënshtrohen një proçesi të imët të kontrollit të integritetit figurës. //oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co