Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Mu deshën 3 javë që t’i merrja çelsat e stadiumit

Mu deshën 3 javë që t’i merrja çelsat e stadiumit

Edi Rama dhe Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Shkodër për të kërkuar votat për kandidaten e përbashkët Keti Bazhdari. Rama tha se kandidatja e ASHE ka projekte konkrete, ndërsa shprehur rezerva për drejtuesit aktualë të bashkisë së Shkodrës.
Edi Rama: E vetmja gjë që mbaj mend dhe kam frikë se do ta mbaj mend gjatë nga bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës është se na u desh 3 jave për të marrë çelsin e stadiumit për të filluar punë. Imagjinoni vetë nese duhen 3 jave vetëm për të dorëzuar një çelës, sa i duhen këtyre për të dorëzuar një projekt.
Nga ana e tij Meta garantoi mbështetjen e qeverisë për bashkinë e re të Shkodrës për realizimin e disa projekteve madhore.
Ilir Meta: Jo vetëm përfundojmë rrugën deri në Theth. Jo vetëm të ndërtojmë superstradën që lidh Shkodrën me Velipojën, port a lidhin Velipojën edhe me Ulqinin edhe me Shëngjinin. Përkrahja jonë do të jetë pa limite për Ketin sepse është pa limite për Shkodrën. Ju do të krenoheni me Ketin dhe ne do të krenohemi me zhvillimin e Shkodrës.
Më herët Rama ka qenë në Pukë dhe në Malësinë e Madhe ku ka prezantuar dhe ka mbështetur kandidatët e koalicionit të majtë.

- lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co