Ballina / Lajme / Bota / Zelanda e Re goditet nga një tërmet prej 7.4 ballësh
1472750878871

Zelanda e Re goditet nga një tërmet prej 7.4 ballësh

Një tërmet i fuqishëm prej 7.4 ballësh ka goditur Zelandën e Re pas mesnate.

Shërbimi Gjeologjik amerikan bën me dije se epiqendra e tërmetit është 95 kgm nga Christchurch, i goditur fuqishëm në vitin 2011, duke lënë pas 185 viktima dhe duke shkatërruar qendrën e qytetit.

Zelanda e Re shtrihet në “unazën famëkeqe të zjarrit”, çka sjell tërmete të shumta dhe shpërthime vullkanike në Paqësor.

Gazeta Herald tha se lëkundja është ndjerë gjatë gjithë rrugës për Wellington, ndërsa njerëzit kanë dalë nga ndërtesat e tyre, disa prej të cilëve duke qarë.

Raportet thonë se shtëpitë pranë epiqendrës së tërmetit në qytetin Cheviot, janë dëmtuar.

Një banor i Christchurch tha se lëkundja zgjati një kohë të gjatë.

Qeveria vendase ka paralajmëruar se mund të ketë rrezik cunami.

/Ora News/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co