Ballina / Kosova / Ymeri: Krimin e kemi në krye të Kuvendit
largea_ymeri1454260586

Ymeri: Krimin e kemi në krye të Kuvendit

”Veseli po paraqitet se po e shpëton Kosovën, “koka e SHIK-ut që e ka kapur Kosovën po paraqitet si shpëtimtari”, tha Ymeri.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës ka folur fjalë të rënda për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas tij tash e sa kohë vendi po përballet me dy lloj uzurpimesh.

“Regjimi i koncensionarëve me ”Zajednicën” dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Vendi që duhet të ishte Republikë e qytetarëve u shndërrua në plaçkë të qytetarëve. Kemi parë lirime të pronave të uzurpuara e që ështe hajni e popullit të Kosovës. Çlirimi i pronave te uzurpuara është i domosdoshëm por krimi luftohet nga koka e jo nga bishti e krimin e kemi në krye të Kuvendit”, tha Ymeri.

Sipas tij,  Veseli po paraqitet se po e shpëton Kosovën, i cili siç tha ai “koka e SHIK-ut që e ka kapur Kosovën po paraqitet si shpëtimtari”.

Ai ia ka përmendur edhe fondin e 3 % që është udhëhequr nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa. “E vërteta e plotë e Kosovës së pasluftës është 3 përqindëshi. Vjedhja e Isës dhe Kadrisë me shokë është kjo kokë kriminelësh që duhet luftuar dhe ndalur. Kriminelët nuk do të fitojnë”, tha Ymeri.
//21media

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co