Ballina / Kosova / Vuçiq shtyn Lisën Serbe të kthehet në Kuvend, kërkojnë themelimin e Asociacionit
2073285_1482474476-9729714

Vuçiq shtyn Lisën Serbe të kthehet në Kuvend, kërkojnë themelimin e Asociacionit

Deputetë të Listës Serbe i kanë dhënë fund bojkotit disamujor duke u rikthyer në Kuvendin e Kosovës.

Por jo të gjithë e kanë bërë një gjë të tillë, duke rikonfirmuar përçarjet brenda këtij subjekti, pas shkarkimit të ministrit Ljubomir Mariq.

Shefi i Grupit parlamentar ka dalë në foltoren e Kuvendit për t’i treguar arsyet e kthimit. Kjo ndodhi, edhe pse me shumicë votash u vendos që të hiqen nga rendi i ditës deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për shkak të miratimit të buxhetit, në të dy leximet.

Simiq ka sqaruar se grupi që ai përfaqëson përbëhet prej 9 deputetëve, e jo 11 sa kanë qenë deri më tani. Sipas tij, Nenad Rashiq dhe Adem Hoxha janë përjashtuar nga ky grup për shkak të “krizës politike brenda Listës Serbe”.

Ndërkaq rikthimin në Kuvend ka thënë ta kenë bërë me bekimin e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co