Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Vrasja në Vlorë, prishje e pazareve të drogës
vrasj

Vrasja në Vlorë, prishje e pazareve të drogës

Prishja e pazareve të drogës është pista ku policia e Vlorës është fokusuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e pasdites së të dielës.

Viktima, Jetnor Toro, i njohur ndryshe me emrin Refit, rezulton person me precedentë penalë në skedarët e policisë, si dhe i hetuar nga autoritetet në Itali.

Dëshmitarë të pyetur nga policia kanë deklaruar se para vrasjes Toro ishte parë të qarkullonte me makinën e tij “Mitsubishi” në zonën e Skelës, si dhe të fliste për një kohë të gjatë në telefon.

Më pas, kur ndaloi pranë një pike karburanti, vrasësi hapi zjarr ndaj tij dhe dy plumba që e kapën në qafë dhe bark rezultuan fatalë për 32-vjeçarin.

Sipas dëshmitarëve, pas ekzekutimit autori u largua duke u futur mes pallateve, ndërkohë që policia dyshon se ai u ndihmua nga një mjet tjetër për të humbur gjurmët. Pritet që zbardhja e tabulatëve telefonikë të hedhë dritë mbi këtë ngjarje. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co