Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Vettingu kaloi, SHBA e BE: Të zbatohet pa humbur kohë
vettingu

Vettingu kaloi, SHBA e BE: Të zbatohet pa humbur kohë

Me kalimin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese, prioriteti i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Tiranë zhvendoset tek zbatimi i tij.

Dy përfaqësitë diplomatike kanë dalë me deklarata ku kanë përshëndetur vendimin e Kushtetueses dhe bëjnë thirrje për nisjen sa më parë të zbatimit të ligjit.

“Nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është priroriteti kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Edhe Brukseli i mëshon zbatimit të ligjit dhe thotë se do të monitorojë me kujdes gjithë procesin.

BE inkurajon autoritetet shqiptare që të nisin menjëherë me zbatimin e ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni Europian do të mbështesë Shqipërinë në bazë të ecurisë dhe rezultateve të procesit të Vettingut që do të vërehen nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit”, thuhet në deklaratën e BE.

Ndërkohë, Romana Vlahutin iu drejtua rrjeteve sociale për të përshëndetur kalimin e ligjit. “Shumë krenare dhe shumë e gëzuar për Shqipërinë”, shkruan ajo përmes profilit zyrtar për Shqipërinë në Tëitter të përfaqësisë së Brukselit. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co