Ballina / Kosova / Veseli: Qytetarëve të Luginës nuk do t`ju mungojë përkrahja
veseli-690x380

Veseli: Qytetarëve të Luginës nuk do t`ju mungojë përkrahja

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takime të veçanta, përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliun – kryetar i Këshillit Kombëtar dhe kryetar i Asamblesë komunale në Bujanoc, Shaip Kamberin – kryetar i komunës së Bujanocit, Shqipërim Arifin – kryetari komunës së Preshevës dhe Ardita Sinanin – kryetare e Kuvendit komunal të Preshevës.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Luginën e Preshevës dhe gjendjen e shqiptarëve atje, për të drejtat e njeriut, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Veseli i siguroi përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës se nuk do të mungojë përkrahja e institucioneve të Kosovës për qytetarët në Luginë, por kërkoi që ata të jenë unik sa i takon çështjeve madhore të Luginës.

Përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës, e falënderuan kryekuvendarin Veseli për takimin, duke theksuar se uniteti brenda partive politike është në nivel, por theksuan vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët e kësaj ane, në veçanti shprehen brengat e tyre rreth zhvillimit ekonomik.

/Klan Ks/

 

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co