Ballina / Kosova / Veseli propozon Ligjin për dekriminalizimin e skenës politike
veseli1_1479653031-7733698

Veseli propozon Ligjin për dekriminalizimin e skenës politike

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i mendimit se në Kosovë duhet të hartohet një ligj i veçantë për pastërtinë e figurës politike.

Ky ligj sipas Veselit, do t’i pamundësonte të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore.

Veseli ka thënë se këtë nismë të tijën ia ka propozuar disa herë edhe opozitës kosovare. Ai është shprehur se nëse opozita është e interesuar që ta luftoj korrupsionin, atëherë le ta mbështes një nismë për t’i larguar nga jeta publike individët që kanë kryer korrupsion apo që kanë pasur lidhje me krimin.

“Unë i kam propozuar disa herë edhe opozitës ndërmarrjen e një nisme legjislative për hartimin e një ligji të pastërtisë së figurës publike, me të cilin do t’iu pamundësohej të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore. Nëse opozita është e interesuar që ta shërojmë së bashku plagën e korrupsionit dhe jo vetëm të propagandojë, atëherë le ta mbështes një nismë për t’i larguar nga jeta publike individët që kanë kryer korrupsion apo që kanë pasur lidhje me krimin”, ka thënë kryepralamentari Veseli. /Telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co