Ballina / Kosova / Veseli: Muri do të rrëzohet
muri11

Veseli: Muri do të rrëzohet

Kuvendi i Kosovës ka mbështetur kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për rrënimin e murit në pjesën veriore të urës së Ibrit.

Madje kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nëse brenda një afati të caktuar nuk rrënohet muri nga ata që e ndërtuan, atëherë institucionet do t’i nisin eskadronët për rrënimin e këtij muri.

“Nëse muri në veri nuk largohet brenda kohës së caktuar, ne do të veprojmë dhe muri do të rrënohet. Kemi bashkëbiseduar me Kryeministrin, Presidentin, nuk kemi dashur ta politizojmë për hir të popullzimit”.

“Kemi pasur edhe iniciativa që kanë qenë konkrete. Muri do të rrënohet, mirë është që të rrënohet nga ata që e kanë shkaktuar, por nëse nuk rrënohet nga ata, do ta rrënojmë ne. Do ta them qartë: do të shkojnë eskadronët e shkatërrimit të atij muri”, ka thënë Veseli. /Zeri/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co