Ballina / Kosova / Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë

Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë

Një person ka vdekur dje në ambientet e Pallatit të Drejtësisë. Sipas zyrtares për informim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashit, personi që ka vdekur në Pallatin e Drejtësisë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.

Gashi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile. Sipas saj, personi që ka vdekur është F.Sh., rreth 50-vjeç dhe se për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur.

“Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë, e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë në jetë të ndjerin”, ka thënë Mirlinda Gashi.

Ndërkohë që shkaqet e kësaj vdekjeje ende nuk dihen, Pallati i Drejtësisë që nga vënia në funksion është shoqëruar me probleme teknike.

Një vit më parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë kishte vdekur një avokat/Kallxo/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co