Ballina / Kosova / UP reagon për Kishën: Të na kthehet prona
kisha-ortodokse-n-euml-oborrin-e-up-s-euml-mund-t-euml-rr-euml-nohet_hd

UP reagon për Kishën: Të na kthehet prona

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar nga institucionet që përmes rrugës politike dhe juridike të qartësohet situata me objektin e Kishës, duke ia kthyer pronën, në mënyrë që bashkë me studentët të vazhdojnë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë.

Lexoni të plotë reagimin e menaxhmentit të UP-së:

“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, respektivisht gjithë profesorët dhe studentët e tij, janë të brengosur dhe po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth objektit të Kishës Ortodokse të ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës.

Është botërisht i ditur procesi i ndërtimit të këtij objekti në pronën tonë, sikundër që edhe baza juridike e këtij ndërtimi e ofruar nga një pushtet që për dekada promovoj dhe ushtroj dhunën dhe terrorin. Sidoqoftë, neve shpresojmë që institucionet tona, përmes rrugëve politike dhe juridike, do qartësojnë situatën duke na kthyer pronën mbrapa, në mënyrë që neve bashkë me studentët të vazhdojmë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë.

Ky qëndrim në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si interferim në kontekst të lirive fetare dhe respektit të komuniteteve në Kosovë, të cilat duhet te mbrohen dhe respektohen”. /Telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co