Ballina / Ekonomi / Udhëtimi në Kosovë, më i shtrenjti për familjen mbretërore britanike

Udhëtimi në Kosovë, më i shtrenjti për familjen mbretërore britanike

Gazeta “Yorkshire Post” ka bërë renditjen e udhëtimeve më të shtrenjta të familjes mbretërore britanike më 2015-2016.

Sipas këtij raporti, del se udhëtimi më i shtrenjtë për një udhëtim të familjes mbretërore ka qenë ai i Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Cornwallit në Kosovë, Kroacia, Mal të Zi e Serbi.  Në vijim ju sjellim top-pesë udhëtimet më të shtrenjta të familjes mbretërore për vitin 2015-16:

1) Princi i Uallesit dhe Dukesha e Cornwallit – fluturime charter për në dhe nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova – 94,409 funte.

2) Princi i Uallesit – fluturime charter për përvjetorin e njëqindtë të Gallipolit në Turqi – 74,500 funte.

3) Udhëtimi i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut në Maltë – fluturime charter dhe të rezervuara në total prej 64,054 funte.

4) Vizita shtetërore e Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut në Gjermani – fluturime charter dhe të rezervuara në total prej 40,088 funte.

5) Vizita e Princit Harry në Lesotho dhe në Afrikë të Jugut, përfshi edhe një vizitë të ndarë planifikuese nga stafi – 38,416 funte. /koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BB: Kosova me nivelin më të ultë për kreditë të këqija

Kreditë me probleme në vendin tonë gjatë vitit që shkoi shënuan nivelin 6.2%, derisa sipas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co