Ballina / Shqipe / Tre serbë dënohen për vrasjen e Enver Hadrit
eh-682x416

Tre serbë dënohen për vrasjen e Enver Hadrit

Familja Hadri ka njoftuar se vrasësit serbë të ish-aktivistit Enver Hadri, janë shpallur fajtorë nga Gjykata Penale e Brukselit në Belgjikë.

“Ne, familja e Enver Hadrid, në cilësinë e palës civile në këtë dosje penale, kemi nderin dhe kënaqësinë të informojmë opinionin shqiptar se pas përpjekjes shumëvjeçare dhe me ndihmën e pakursyer të avokatëve tanë, sidomos të Zotit Christop Marehand, arritëm që vrasësit e burrit dhe babait tonë, Enver Hadri, të nxirren para drejtësisë dhe të shpallen fajtorë”, njofton familja Hadri.

Familja Hadri ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të dënuarit serbë. Vrasësit e Enver Hadrit, Veselin Vukotiqin, Andrija Drashkoviqin dhe Bozhidar Spasiqin, pjesëtarë të nëntokës serbe në Bruksel por edhe zyrtarë të lartë të Sigurimit Shtetëror të ish – Jugosllavisë, UDB-së që kontrollohen nga Serbia.

Dy pjesëmarrës të tjerë të vrasjes së Hadrit, Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin janë vrarë në Serbi. Familja e Enver Hadrit janë shprehur optimist se Serbia do të duhet t’ia dorëzojë vrasësit e Enver Hadrit, shtetit të Belgjikës.

Ne jemi të sigurt se në negociatat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia do të detyrohet t’ua dorëzojë argatët e saj vrasës organeve belge të drejtësisë për ta vuajtur dënimin e merituar”, kanë thënë ata.

Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim, përmes një seance tjetër. /Klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

auto-1353425-630x354-1464111252-33219451464112900_1482475048-8764824

Arrestohen dy kosovarë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulme terroriste

Dy vëllezër kosovarë janë arrestuar në orët e para së të premtes në qytetin gjerman …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co