Ballina / MAQEDONIA / Lokale / Transporti publik në Shkup anashkalon zonat shqiptare
autobus-1-780x439

Transporti publik në Shkup anashkalon zonat shqiptare

Heqja e autobusëve shtetëror në linjat 9 dhe 19 vazhdon të shkaktojë revoltë tek qyterët, veçanërisht te banorët e komunave Çair dhe Shuto Orizarë.

Igor Janushev drejtor i NTP-së Shkup tha se ndarja e linjave mes transportuesve privat dhe atyre të NTP-Shkup është bërë me vendim të këshillit të Bashkisë së Shkupi që para 1 viti e gjysmë.

“Kjo çështje aspak nuk është përgjegjësi e NTP-së, për shkak se ndarja e linjave është rregulluar me vendimin që sjell këshilli i qytetit të Shkupit. Në të gjitha prezantimet publike që kishim për promovimin e këtij sistemi kemi theksuar se linjat do të ndahen mes transportuesve privat dhe NTP-Shkup me qëllim të mos bëhen gara, të respektohet orari i vozitjeve dhe mos të ndodhë ajo që vozitësit privat të punojnë vetëm gjatë periudhës kur kishte më shumë udhëtarë”, tha Igor Janushev, drejtor i NTP-së.

Qemal Musliu këshilltar në qytetin e Shkupi mohon se këshilltarët shqiptarë kanë votuar një vendim të tillë.

Ndërsa autoritet nuk merren vesh mes vete, qytetarët ankohen për pritje të gjata të autobusëve, veçanërisht në linjën me numër 19./Alsat-M/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

ilace-780x439

Rritet buxheti i harxhimeve të ilaçeve në Maqedoni

Harxhimi i ilaçeve me recetë në kurriz të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedoni (FSSHM) …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co