Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Tjetër viktimë nga moti i ftohtë, një 38-vjeçar nga Pogradeci
pogradec

Tjetër viktimë nga moti i ftohtë, një 38-vjeçar nga Pogradeci

Një tjetër viktimë si pasojë e të ftohtit është shënuar në zonën jug-lindore të vendit.

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, me vdekjen që dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 4 të qytetit, ku Anastas Shuka, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë nga disa të afërm.

Sipas të dhënave, 38-vjeçari Shuka vuante nga skicofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja, çka ka forcuar dyshimin se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e të ftohtit.

Pas ekspertizës së vendit të ngjarjes, burime të policisë kanë konfirmuar se vdekja e 38-vjeçarit është natyrale nisur dhe nga fakti se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. 38-vjecari është viktima i dytë si pasojë e të ftohtit në rajonin jug-lindor.

Një ditë më parë një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës. Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish-Poligonit të Bonifikimit, të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co