Ballina / Kosova / Thaçi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohen kundër planit të Serbisë për Kosovën
Hashim-Thaci11

Thaçi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohen kundër planit të Serbisë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke iu referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka deklaruar se është koha që opozita dhe pozita të bëhen bashkë.

“Nuk është koha e ndarjes, por bashkimit dhe unitetitet politik ashtu si edhe institucional. Institucionet duhet të bashkohen kundër Serbisë, në mënyrë që t’i përgjigjemi këtij plani të Serbisë për Kosovën”.

“Kosova ka mbajtur zgjedhjet, kanë dalur organet shtetërore, të vlerësuara nga qytetarët dhe të pranuara nga ndërkombëtarët, por kur është në pyetje interesi nacional duhet të bashkohemi të gjithë, pa dallim opozitë e pozitë”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit ka thënë poashtu se me autoritetet e BE-së do të bisedohet edhe për ndalimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj në Francë.

“Do të diskutoj me autoritetet e BE-së, por me Beogradin nuk kam ndonjë autoritet, se edhe unë jam personazh në ato lista”.

Ai ka thënë së Serbia nuk po mundet me i përbi lehtë humbjet që ka pësuar me Kosovën. Thaçi nuk ka komentuar për idenë e akademikut, Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh.

“Nuk kam lexuar dhe nuk e kam dëgjuar këtë ide”, tha presidenti Thaçi. /Klankosova/ 

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co