Ballina / Kosova / Tensionet Kosovë-Serbi: Ndërhyn kancelarja Angela Merkel, javën e ardhme takim në Bruksel

Tensionet Kosovë-Serbi: Ndërhyn kancelarja Angela Merkel, javën e ardhme takim në Bruksel

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sot pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, janë pajtuar që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, me ndërmjetësimin e Brukselit.

Kryeministri serb i cili po qëndron në Davos të Zvicrës ka thënë se me Angela Merkel janë marrë vesh që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, por me ndërmjetësimin e Brukselit.

“Për ne, kjo nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Davos. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co