Ballina / MAQEDONIA / Ekonomi / Temperaturat e larta rrezik për ushqimet nëpër tregje
food-preservation-methods-2

Temperaturat e larta rrezik për ushqimet nëpër tregje

Qytetarët duhen të jenë të kujdesshëm se çfarë ushqime blejnë dhe konsumojnë në këtë periudhë të temperaturave të larta, thonë nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë.

Marijana Lonçar Velkova nga kjo organizatë alarmon se produktet që shiten në treg, jo çdoherë janë të sigurta për konsumatorët, ndërsa temperaturat e larta që arrijnë deri në 40 gradë ndikojnë në prishjen e tyre.

“Ushqimi shumë lehtë prishet dhe mundet që me vetë prishjen dhe skadimit të afatit të bëhet jo i sigurt për njerëzit gjegjësisht për shëndetin. Ne duhet të punojmë më shumë për të, duhet shpejt alarmuar se nuk janë produkte të pasigurta”,tha Marijana Lonçar Velkova nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë.

Sipas saj, qytetarët që hasin në produkte të prishura duhet të denoncojnë rastet pranë inspektorateve përgjegjëse. Shitësit në tregun e Bit Pazarit pranojnë se i nxehti po ndikon në prishjen e produkteve të tyre. Ata thonë se po kujdesen që produktet që i shesin të jenë të sigurta.

“Nuk kemi shumë shitje këto ditë dhe po mundohemi ti ruajmë produktet tona nga i nxehti. Me siguri se i nxehti ka bërë që të bie puna sepse nuk kemi shitje”, u shpreh shitësi

“Nuk kemi shitje të mjaftueshme dhe për këtë malli po na qëndron më gjatë kohë pa u shitur. Prandaj dhe gjërat na prishen dhe detyrohemi ti hedhim”,theksoi shitësi

Në listën e rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga temperaturat e larta kërkohet kujdes edhe me konsumin e ushqimeve, për shkak të rritjes së nivelit të bakterieve, njofton Tv21.

Sipas infektologëve, ushqime më të rrezikshme që mund të prishen gjatë temperaturave të larta janë mishi dhe produktet ushqimore të prodhuara nga vezët. Nga Organizata e konsumatorëve kërkojnë gjithashtu që qytetarët të jenë të kujdesshëm se ku blejnë produkte ushqimore. Nga kjo organizatë thonë se deri tani kanë bërë shumë ankesa pranë institucioneve përgjegjëse për cilësinë dhe sigurinë e produkteve, jo vetëm të atyre ushqimore, por edhe produkteve të tekstilit, kozmetikës dhe lodrave për fëmijë.

//21media/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co