Ballina / Info / Tekniku i avionit të rrëzuar tregon si mbeti gjallë
20161130175723322646

Tekniku i avionit të rrëzuar tregon si mbeti gjallë

Ervin Turimi, tekniku i avionit brazilian të rrëzuar dje, është njëri nga gjashtë personat që kanë mbetur gjallë pas rrëzimit të avionit në Kolumbi.

“Mbeta gjallë, shpëtova, sepse ndoqa dhe zbatova udhëzimet që duhet me rastin e aterrimit ë dhunshëm të avionit. Kam parë se shumë veta nuk iu përmbajtën udhëzimeve të pilotit. Hoqën rripat e sigurisë, u ngritën nga karriget e veta dhe bërtisnin. Unë e vura valixhen ndërmjet këmbëve dhe mblodha turpin në pozitën e fetusit. Bëra të gjitha ato që thotë rregullorja si të gjendemi në situata të tilla”, ka thënë njëri nga gjashtë të mbeturit gjallë në aksidentin e trafikut ajror në të cilin vdiqën 71 persona, ndër të cilët të gjithë anëtarët e klubit futbollistik brazilian Chapecoenses dhe 20 gazetarë.

“Nja 40 – 50 sekonda para rënies, filluan të fiken dritat e avionit pas kësaj kam ndjerë goditjen. Më pas nuk më kujtohet asgjë, i ka thënë Jimena ekipit shpëtimtar e cila u nxor nga copat e avionit pas rrëzimit, e fjalët e saj i ka transmetuar zyrtari i provincës Antiokia (në të cilën u rrëzua avioni)) Luis Peres.
Rrëzimin e tmerrshëm në malin Sero Gordo e mbijetuan edhe tre futbollistë – Alan Ruschel, Elio Ermito Sampier Neto dhe Jackson Ragnar Folman si dhe gazetari Rafael Ensel Valmorbida, shkruan infobae.com, transmeton “Jutarnji list”.

Sipas informatave të deritashme, duket se të gjithë të mbeturit gjallë qëndruan të lidhur në vendin e vet.
Gjendja e tyre shëndetësore është e ndryshme – portierit Folman i është amputuar këmba e djathtë dhe po mjekohet pas operimit, mbrojtësi Elio Netto është në kujdesin intensiv me lëndime të rënda në kokë dhe në gjoks ndërsa mbrojtësi tjetër Alan Ruschel është bërë operacion në kurriz. Gazetari Valmorbida është “në gjendje stabile delikate”, ndërsa më së miri po shërohet Jimena Soares, e cila është jashtë rrezikut për jetë si dhe Ervin Turimi.

20161130180205818//koha/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

3b1c2f9e00000578-0-image-a-81_1481053070644-636x356

Transformimi i pabesueshëm i 7-vjeçarit që peshonte 3 kg

Priscilla Morse udhëtoi gjysmën e botës vitin e kaluar për të adoptuar një djalë 7 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co