Ballina / Ekonomi / Biznes / Të rinjtë në biznes, projekte Start Up për mbështetjen e nismave të reja
1480949046start-up_15_1

Të rinjtë në biznes, projekte Start Up për mbështetjen e nismave të reja

Shumë të rinj janë kthyer tashmë në sipërmarrës falë mbështetjes së start up-eve. Projekti ka ndihmuar të rinjtë që të realizojnë idete e tyre. Disa prej tyre prezantuan këtë të hënë frytet e kësaj pune.

“Kur isha student punoja në një kompani që merrej me prodhimin e maskave veneciane, por dëshira ime ishte të kisha edhe unë biznesin tim, modelet dhe maskat e mia”, tregon Ilir Domi.

Për ndërtimin e këtij biznesi, Ilir Domi aplikoi në projektin “Laboratori Inovacionit 2.0”, ku përfitoi mbështetje financiare dhe ekspertizë. Sot ai ka 6 të punësuar.

“Kemi shitje si në dyqanet fizike, në qendër të Venecias, por edhe në zonat historike dhe në internet”, thotë Domi.

Por ky nuk është i vetmi shembull suksesi. Edita Shoshi është administratore e një kompanie që ofron shërbimin e dixhitalizimit të të dhënave dhe pas një viti, sot ka 20 të punësuar.

“Aktualisht po dixhitalizojmë komunën e Milanos sepse jemi të lidhur me një kompani në Itali. Normalisht krahu i punës në Shqipëri është më i lirë. Shpresojmë të mund të operojmë edhe në Shqipëri”, thotë Shoshi.

Për të mbështetur të rinj të tjerë, fondi ka çelur aplikimet nga dita e hënë deri në 31 janar. Idetë më të mira do të financohen me 1.000 deri në 5.000 euro, ndërsa 30% e vlerës bashkëfinancohet nga aplikuesi.

“Bizneset duhet të jenë të regjistruara, të jenë nga 0 në 2 vjeç, të punësojnë nga 1 në 3 persona”, sqaroi kushtet Genti Beqiri,  drejtor i AIDA.

“Këtë potencial ta përdorim për të rritur numrin e të rinjve të punësuar”, tha Keti Bazhdari, nga Cati Fondation. //tch/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co