Ballina / Tag: Demarkacioni (faqja 4)

Tag: Demarkacioni

Çfarë do të ndodhë me koalicionin qeverisës, nëse dështon Demarkacioni?

Zyrtarët nga radhët e partive në koalicionin qeverisës PDK e LDK, nuk kanë ndonjë qëndrim të qartë për fatin e koalicionit nëse marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, nuk kalon të enjten në Kuvend. Sipas tyre miratimi i kësaj marrëveshje është shumë i rëndësishëm për Kosovën, dhe se duhet të bëhet. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti …

Lexo më shumë »

Lajçi: Do ta përdorim çdo mjet legjitim për ta kundërshtuar këtë demarkacion

 Ish – anëtari i Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Ali Lajçi, në një prononcim  ka theksuar rezistenca e banorëve të Rugovës po shtohet çdo ditë e më tepër kundër variantit të propozuar për demarkacionin me fqinjin perëndimor, Malin e Zi. Ai ka thënë se vazhdimisht zyrtarët qeveritar kanë tentuar nëpërmjet shumë rrugëve …

Lexo më shumë »

Nëse kalon demarkacioni, rrezik për Kosovën dhe rajonin!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kërcënuar me prishje të sigurisë në rast se kalon versioni aktual i demarkacionit, që pritet të jetë në rend dite në seancën e 1 shtatorit. Në një prononcim, Berisha thotë se shqiptarët nuk duhet t’i falin toka shteteve tjera. Andaj, sipas tij, nëse eventualisht kalon ky …

Lexo më shumë »

Kuvendi në “gjumë”, 17 seanca për 8 muaj

Kuvendi i Kosovës gjatë këtyre tetë muajve ka mbajtur vetëm 17 seanca, në të cilat ka miratuar 35 ligje apo 25 për qind të agjendës legjislative për këtë vit. Ndërsa në procedurë të miratimit janë 20 ligje, kurse në pritje 80 të tjera. Deputetët e opozitës thonë se numri i vogël i seancave pas bojkotimit të punës së Kuvendit nga …

Lexo më shumë »

Nën presionin e votave, kundër Demarkacionit

 Shumica e deputetëve të rajonit të Dukagjinit kanë dalë kundër Demarkacionit, ndërkohë që edhe ata të cilët nuk shprehin qëndrim japin sinjale të jenë po ashtu kundër. Analistët politikë në vend thonë se deputetët nga rajoni i Pejës janë nën presion për këtë çështje si për shkak të elektoratit që e kanë në atë zonë, ashtu edhe për shkak të …

Lexo më shumë »

Aganit i dështon mbledhja e partisë, ku do t’i kërkohej deputetes Demi që të votojë pro Demarkacionit

Mbi kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani rëndon aktakuza për rastin “Stenda”, ku ai akuzohet për shkak të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Pas ngritjes së aktakuzës ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit, por jo edhe nga ajo e kryetarit të partisë prej ku po i shërben koalicionit qeverisës me PDK-në e LDK-në, sidomos …

Lexo më shumë »

Grabovci ende nuk e di a do të votojë pro apo kundër Demarkacionit

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se ende nuk ka vendosur se si do të votojë për demarkacionin. Në një deklaratë të shkurtë ai ka thënë se më 1 shtator në seancën për Demarkacionin ai do ta tregojë qëndrimin e tij. “Qëndrimin tim do ta bëj publik më 1 shtator në seancën e rregullt të Kuvendit”, …

Lexo më shumë »

“Demarkacioni nuk kalon, Kosova nuk ka tokë për të falur!”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Visar Ymeri, në një intervistë për gazetën “Shekulli” përsëriti qëndrimin e prerë të opozitës dhe të partisë që ai drejton se ndarja e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet të kalojë, sepse Kosovës i merrem më shumë se 8200 hektarë tokë. Ymeri tha se VETËVENDOSJE do të vendosë në dispozicion të …

Lexo më shumë »

Vota për demarkacionin frenon dekretimin e ambasadores Lama

Peng i Marrëveshjes së demarkacionit ka mbetur edhe dekretimi i dy ambasadorëve, të cilët tashmë kanë kaluar procedurat në Kuvend dhe vetëm presin nënshkrimin e presidentit Thaçi. Burime Koha ditore kanë thënë se Thaçi nuk po dëshiron ta dekretojë veçmas deputeten aktuale Alma Lama, e propozuar për ambasadore në Romë të Italisë. Është kërkuar që ajo të jetë në Kuvend …

Lexo më shumë »

Thaçi: Pa Demarkacionin dhe Asociacionin, Kosova do të jetë e izoluar dhe e lënë anash

Presidenti i Republikës së Kosovës, në konferencën e përbashkët me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden ka thënë se edhe çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë shpejt. “Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë shumë shpejt, në përputhje me interesat tona shtetërore. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të hapë …

Lexo më shumë »
lajme.infosite.allajme.infosite.co