Ballina / Lajme / Bota / Sulm në Turqi, vriten 13 ushtarë
turqi_1481963235-1218268

Sulm në Turqi, vriten 13 ushtarë

Nga sulmi me bombë kanë humbur jetën 13 persona dhe 48 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se në sulmin me bombë të kryer rreth orës 08:45, me orën lokale ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje nga komanda e brigadës së komandove në Kayseri kanë humbur jetnë 13 ushtarë dhe janë plagosur 48 të tjerë.

Sipas disa informacioneve, mësohet se një autobombë ka shpërthyer në afërsi të hyrjes të Universitetit Erciyes, ku pranë vendit të shpërthimit ndodhej edhe një autobus me ushtarë.

Në vendin e ngjarjes ku bëhet e ditur se ka të vrarë dhe të plagosur kanë mbërritur ekipet e policisë dhe ambulancave, të cilët kanë transportuar të plagosurit në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Erciyes.

Policia ka marrë masa të gjera të sigurisë në vendin e ngjarjes, ku edhe prefekti i qytetit Kayseri, Süleyman Kamçı dhe drejtori i policisë İbrahim Kulular ndodhen gjithashtu në vendin e ngjarjes. /21Media/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co