Ballina / Kosova / Suedia i premton përkrahje Kosovës në proceset eurointegruese

Suedia i premton përkrahje Kosovës në proceset eurointegruese

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë jo-rezident në Kosovë, Mats Staffansson.

Me këtë rast zëvendësi i Enver Hoxhajt e ka falënderuar ambasadorin Staffansson, për punën e tij, si dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit suedez për të ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Nga ana tjetër ambasadori Staffansson ka premtuar përkrahjen e Suedisë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Murtezaj dhe Staffansson, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral të të dyja vendeve duke e ditur se Suedia është një prej shteteve që ka ndihmuar Kosovën në fuqizimin e demokracisë si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit por edhe në fusha tjera.

Vitin e kaluar Kosova dhe Suedia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 70 milionë euro. Marrëveshja parasheh ndihmën zhvillimore të Suedisë në Kosovë për periudhën kohore 2014-2020. /klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co