Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / S’ka më letra, mjekët do t’i japin recetat elektronikisht
edi-rama2

S’ka më letra, mjekët do t’i japin recetat elektronikisht

“Brenda pranverës në të gjithë Shqipërinë do të aplikohet receta elektronike”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri këtë deklaratë nga Durrësi, duke shtuar se sot receta elektronike është një realitet i përshëndetur nga të gjithë mjekët e familjes.

Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se me këtë recetë korrupsioni në sistem bëhet i pamundur.

“Receta elektronike e bën të pamundur korrupsionin. Nuk do shkruhen më me dorë para që merren nga arka e shtetit dhe që ndahen mes farmacistëve dhe zyrtarëve të korruptuar. Kështu bëhet kalimi nga projekti në letër në realitetin e përditshëm”, tha Rama.

Sa i takon korrupsionit në sistem, Rama tha se ka ende jo pak raste mes mjekëve që njollosin të gjithë personelin shëndetësor me qasjen e tyre.

Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi që korrupton njerëzit, ja pse duhen bërë reformat”, përfundoi Rama.

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co