Ballina / SHQIPËRIA / Ekonomi / Situata ekonomike, Sherefedin Shehu: FMN bashkëfajtore me qeverinë

Situata ekonomike, Sherefedin Shehu: FMN bashkëfajtore me qeverinë

Deputeti demokrat Sherefedin Shehu se FMN ka gabuar duke mbështetur filozofinë e borxheve të sajuara të qeverisë shqiptare.

Sipas Shehut në një interviste dhënë në studion e lajmëve të Ora News , FMN e ndjen veten fajtore dhe mbron rritjen ekonomike 3.4%, në një kohë kur sipas tij BSH dhe BB japin një tjetër vlerësim.

Sherefedin Shehu: FMN del sepse FMN është bashkëfajtore me qeverinë. Pra FMN e hapi thesin për qeverinë dhe qeveria mori borxhe. Ka rritur 12% të PPB borxhin, kështu që rritja e borxhit është e pajustifikuar sepse të ashtuquajturat detyrime të prapambetura tashmë janë të mbyllura defakto sepse në buxhetin e këtij viti nuk ka asnjë lek të buxhetuar për detyrimet e prapambetura. FMN po nxit qeverinë që të ndjekë politika që sjellin këtë rritje ekonomike. Problemet e investimeve ka qenë një ndër problemet kryesore që u përmendën në deklaratën e fundit të FMN-së dhe FMN ka mbështetur atë filozofinë e borxheve të sajuara të kësaj qeverie, ky është gabimi i FMN.

/OraNews/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co