Ballina / Kosova / Sipas Kurtit, vetëvrasje në paraburgim ndodhin vetëm në Rusi
dsc_00161262938575-670x400

Sipas Kurtit, vetëvrasje në paraburgim ndodhin vetëm në Rusi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, medikamenti, dhe as nuk ka pasur probleme psikike për të ardhur deri tek vetëvrasja.

Madje, Kurti thotë se Dehari nuk ishte as i dënuar as i akuzuar, por vetëm një i paraburgosur, gjë që sipas tij nuk mund të çojë një njeri të kryejë vetëvrasje, përveç se në Rusi.

“Njerëzit e shëndoshë nuk bëjnë vetëvrasje, këto raste ndodhin në Rusi pa e prit gjyqin”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se në kohën kur po dështonte procesi sipas tij i montuar, kundër Deharit dhe aktivistëve të VV-së , ndodhi rasti i vdekjes së Astritit.

Ai ripërseriti fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli drejtuar deputetëve të opozitës: ‘Kujdes se po e vrani vetën”. /Koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co