Ballina / SHQIPËRIA / Lokale / Siguria në festë, 500 forca policie në Tiranë
ttt-r-r

Siguria në festë, 500 forca policie në Tiranë

Ndërkohë që në Tiranë do të festohet nata e ndërrimit të viteve, në terren për garantimin e rendit do të jenë rreth 500 policë. Uniformat blu, do të jenë pranë lokaleve dhe mjediseve publike ku do të festohet.

“Policia ka marrë masa dhe informacion 100 % për objektet ku do të ketë festime. Për çdo rast policia do të jetë aty dhe do të japë ndihmën më të shpejtë”, thotë Dimitraq Ziu, zv.drejtor i policisë Tiranë.

Por gjatë festimeve, do të ketë edhe kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa rrugë. “Në orën 22.00 do bllokohet hyrja në bllok dhe rrugën “Ismail Qemali”, ndërsa në orën 24.00 do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thotë Ziu.

Për të shmangur incidentet, policia ka vijuar me kontrollet për fishekzjarret e rrezikshme.

“Janë bllokuar mbi 7 mijë copë lëndë piroteknike me fuqi shpërthyese tej normave të lejuara”, bën të ditur Ziu. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co