Ballina / Shqipe / Si e kontrollon mafia shqiptare trafikun e drogës në Belgjikë (FOTO)
img_1926-768x511

Si e kontrollon mafia shqiptare trafikun e drogës në Belgjikë (FOTO)

Mafia shqiptare kontrollon portin Antwerp, në Belgjikë. Britanikja “Mirror” shkruan se “kryeqyteti i Kokainës në Evropë” përdoret nga shqiptarët për të dërguar një nga lëndët narkotike me të shtrenjta drejt Londrës.

Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve.

Më pas janë shqiptarët ata që e marrin në dorëzim me synimin e vetëm, ta çojnë drejt Londrës aty ku tregu është më i lartë.

“Rojet e kufirit në qytetin belg e kanë humbur luftën kundër zotërve të drogës kolumbiane”, shkruan britanikja “Mirror”, transmeton tiranaobserver.

Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës që është futur në Evropë, nga Belgjika. Në tetë muajit parë të 2016 është kapur 22 ton kokainë, shumë herë më shumë se rekordi i vitit 2012 me 18 ton.

“Mafia shqiptare mund të përfitojë nga situata për ta transportuar drejt Britanisë, ku fitimi është më i madh”, ka thënë një burim portal për britaniken “Mirror”.

“Ata shesin kilogramin 50,000 euro në Britani, ndërsa në vende të tjera 30,000 euro”. /Klankosova img_1925

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

parat-copy-640x330

Diaspora mban gjallë Kosovën

Dërgesat nga diaspora edhe më tutje vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co