Ballina / Ekonomi / Shqipëri, Zbulohen shifrat se për rritjen e pagave të profesorit dhe e lektorit

Shqipëri, Zbulohen shifrat se për rritjen e pagave të profesorit dhe e lektorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri sot publik rritjen e pagave në Universitet në vend. Fondi për rritjen e pagave do të jetë 5 milionë dollarë dhe do të përfitojnë mbi 3600 punonjës.

”Profesori i Universitetit do të marrë 139 mijë lekë (të vjetra) më shumë në muaj. Lektori do të marrë 103 mijë lekë (të vjetra) më shumë në muaj”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, ata që kanë pagën minimale që janë strukturat mbështetëse do të kenë rritjen më të lartë me 35 % në të gjithë shtresën horizontale të punonjësve të këtij shteti. Në takimin e sotëm Rama dhe rektori i Universitetit të Tiranës shkëmbyen dhe batuta sa i takon rritjes së pagave.

“Nuk e di si e kishte menduar rritjen e rrogave por jam këtu për tju thënë se premtimi i Mynyr Konit do të realizohet. Imagjinoni sa bukur do të ishte sikur premtimet e mia do i realizonte dikush tjetër”, u shpreh Rama.

Ma lehtësuat premtimin tim. Nga 30 % më ngelet vetëm 15 %. Ju falenderoj në emër të stafit akademik dhe shpresoj që konstatimi juaj të na përmbushni të plotë të 12 muajt e vitit të ardhshë”, deklaroi Mynyr Koni. /Oranews/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co