Ballina / SHQIPËRIA / Ekonomi / Shqipëri, prej Vitit të Ri rriten pagat dhe pensionet

Shqipëri, prej Vitit të Ri rriten pagat dhe pensionet

Kryeministri Edi Rama njoftoi në një konferencë për shtyp se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë një rritje pagash e pensionesh.

“Viti i Ri do të nisë me rritje pagash e pensionesh. Kjo rritje do të fillojë që nga 1 marsi”, deklaroi kreu i qeverisë, i cili shtoi se me rastin e festave të fundvitit, çdo pensionist do të marrë 6 000 lekë.

“60 mijë lekë të vjetra çdo pensionisti për fundvit, që është shifra më e lartë e dhënë për ta dhe gati e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm. Kjo nuk është pak, por as edhe aq shumë sa të jemi të kënaqur”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, kryeministri bëri me dije se do të dëmshpërblehen plotësisht familjet e përmbytura dhe fermerët që kanë humbur bagëtinë e tyre.

“Për familjet e përmbytura në vite do të bëhet dëmpshpërblimi i plotë. Shuma do të jetë nga 6.8 milionë lekë të vjetra për familje e deri në 110 milionë lekë, sipas përllogaritjes së dëmeve.

Për fermerët do të vëmë në dispozicion një fond prej 3 milionë dollarësh dhe do të kompensojmë çdo lopë të humbur nga epidemia”, u shpreh Edi Rama. /Koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co