Ballina / SHQIPËRIA / Ekonomi / Shqipëri, Paga të reja për mësuesit, mjekët dhe administratën
foto

Shqipëri, Paga të reja për mësuesit, mjekët dhe administratën

Votimi i buxhetit të Shtetit për vitin 2017 i ka hapur rrugën propozimeve konkrete të rritjes së pagave në Shqipëri.

Për këtë qëllim ministria e Financave atje ka hartuar një raport të plotë me shtesat që do të përfitojë në rrogë çdo punonjës i administratës shtetërore. Mbi të do të hartohen vendimet përkatëse, të cilat pritet të miratohen në fillim të vitit.

Sipas këtij raporti rritja e pagës bazë minimale në vitin 2017 do të jetë me 36.3 % ose e përkthyer me 8 000 lekë (59 euro) shtesë në rrogën mujore për çdo person. Pra, pas hyrjes në fuqi të vendimit rroga minimale bëhet 30 000 lekë (221 euro) në muaj.

“Paga bruto minimale në administratën publike shkon rreth 37 500 lekë (276 euro) në muaj, për shkak të rritjes së elementëve të tjerë të pagës, të cilat gjithashtu rriten”, thuhet në raport.

Numri total i përfituesve është rreth 6 900 punonjës dhe fondi i nevojshëm nga kjo rritje është rreth 1 miliard lekë në vit. Në këtë kategori do të përfshihen pastruesit dhe korrierët që do të marrin tashmë një pagë prej 37.500 lekë në muaj. Rojet do të kenë një pagë prej 39.484 (291 euro) lekë në muaj. /Klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co