Ballina / Ekonomi / Shqipëri-Meksikë, mundësi bashkëpunimi në fushën e biznesit
ilir-kulla-620x465

Shqipëri-Meksikë, mundësi bashkëpunimi në fushën e biznesit

Shtohen mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit mes Shqipërisë dhe Meksikës. Bashkëthemeluesi i “Info Telekom”, “Promarketing Albania” dhe “Digicom Albania”, Marin Gjonaj, dhe drejtuesi  i përgjithshëm i albaniannews.com, Ilir Kulla, kanë zhvilluar një sërë takimesh biznesi gjatë javës së shkuar në Meksikë, ku mund të theksohet arritja e një marrëveshjeje për bashkëpunim të ndërsjelltë me “Grupo Carso Holdings”, që drejtohet nga Carlos Slim Domit.

Ky i fundit është një biznesmen i njohur dhe i biri i Carlos Slim Helu, që konsiderohet nga revista “Forbes”, si njeriu i pestë më i pasur i botës. Palët kanë rënë dakord që ta shtrijnë bashkëpunimin e tyre në fusha dhe sektorë të ndryshëm  si teknologjia, komunikacioni dhe aktivitetet tregtare.

Carlos Slim është një prej biznesmenëve më të njohur në kontinentin amerikan dhe në mbarë botën. Ndërkohë, familja Slim është zotëron edhe fondacionin më të madh humanitar në Amerikën Latine.

Nga ana tjetër, ADA Group operon mbi një numër të lartë kompanish si “Digicom”, “Infotelekom”, “Promarketing”, etj. Ky është grupi i parë në Shqipëri që ka operuar në fusha të ndryshme si aviacioni civil, platformat televizive satelitore, etj. Aktualisht grupi ka afro 1.500 të punësuar dhe operon në tre shtete të ndryshme në Europë.

/Shekulli/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Banka_Boterore-780x439

BB: Kosova me nivelin më të ultë për kreditë të këqija

Kreditë me probleme në vendin tonë gjatë vitit që shkoi shënuan nivelin 6.2%, derisa sipas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co