Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Shqipëri: Bora mbush spitalin, 76 persona pësuan fraktura
ja-cili-euml-sht-euml-spitali-m-euml-i-besuesh-euml-m-n-euml-shqip-euml-ri-foto_hd

Shqipëri: Bora mbush spitalin, 76 persona pësuan fraktura

Dëbora në Tiranë është shoqëruar edhe me lëndime dhe fraktura. Në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të vendit, qytetarët kanë rrëshqitur për shkak të dëborës dhe akullit, duke i lënë me pasoja në krahë, këmbë apo në kokë.

Nga ora 01:00 e mëngjesit të ditës së enjte në spitalin e Traumës janë paraqitur 76 persona të dëmtuar, 8 prej të cilëve janë shtruar.

Sipas mjekut kirurg në spitalin e Traumës, Agron Dogjani, në pjesën më të madhe të rasteve kemi fraktura të ekstremiteteve të poshtme, ku dominojnë frakturat në pjesën e kërcirit. Kemi edhe raste me fraktura të artikulacionit kokso femora dhe 2 raste me neurotrauma.

Mjeku kirurg thotë se në 90% të rasteve personat e lwnduar i pwrkasin personave mbi 40 vjeç dhe ajo që vërehet është se nuk ka fëmijë të dëmtuar apo tw plagosur nga aksidentet rrugore. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Sa i takon personave të mbërritur nga rrethet mësohet se numri i tyre është 4.

Rrëshqita te bordura në Mamurras, nuk di çfarë ndodhi”, shprehet një prej të lënduarve.

“Kam thyer këmbën dhe dorën”, tregon një tjetër.

Për të përballuar këtë fluks të pazakontë drejtoria e spitalit Universitar i Traumës ka dubluar stafet e imazherisë, terapisë, ortopedisë, të reanimimit dhe të kirurgëve./Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co