Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Shqipëri, Asnjë i arratisur në vitin 2016
telefona-dhe-drog-euml-n-euml-burgjet-e-kosov-euml-s_hd

Shqipëri, Asnjë i arratisur në vitin 2016

Gjatë vitit 2016, nuk është shënuar asnjë rast arratisje nga burgjet e vendit. Ky fakt është renditur ndër arritjet e drejtorisë dhe gjithë administratës së burgjeve në analizën e punës për vitin e kaluar, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Gjithashtu, policia e burgjeve ka konstatuar se gjatë viti të kaluar janë ulur me 60 për qind tentativat për futjen e sendeve të ndaluara brenda regjimit të burgut, ashtu sikurse janë ulur me 50 për qind rastet e dëmtimit të prones dhe orendive brenda sistemit.

Në shifra më të vogla në masen 7 për qind kanë qënë edhe rastet e konflikteve mes të dënuarve. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri këto rezultate kanë ardhur jo vetëm si pasojë e rritjes së masave të sigurisë por edhe shtimit të aktivitetit sociale dhe sportive për të burgosurit.

Por nga ana tjetër, paga dhe uniformat e policisë së burgjeve mbeten një ndër problemet kryesore, që ul motivimin e punonjësve në një sektor që është ndër kryesoret e sigurisë së vendit. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1485167329mogherini

Bushati në Barcelonë, takim me Mogherinin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Barcelonë të Spanjës, ku po merr pjesë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co