Ballina / SHQIPËRIA / Lokale / Shkodër, banorët e përmbytur grevë urie më 25 janar
Capture-6-655x356

Shkodër, banorët e përmbytur grevë urie më 25 janar

Më 25 Janar në orën 09.00 zyrtarisht një përfaqësi e banorëve të lagjes “Livade” në qytetin e Shkodres, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe më herët, do të hyjnë në grevë urie.

Ato kanë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë njoftimin për këtë vendim ekstrem, i cili sipas tyre vjen nga gjendja e vështirë ekonomike dhe mosdhënia e dëmshpërblimit të përmbytjeve të 2010 -2011-s.

“Kemi vendosur të hyjmë në grevë urie më datë 25.01.2017 ora 09:00. Ky vendim ekstem vjen pasi kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga qeveria”

Pak orë pasi këta banorë ritheksuan vendosmërinë për të hyrë në grevë urie, në mal të Jushit, Bashkia Vau Dejës të tjera familje të përmbytura dolën në protestë.

Vetëm për këtë vit kjo është e katërta protestë që zhvillohet nga banorët e Nënshkodrës, të cilët prej vitesh presin nga qeveria paratë e dëmeve nga përmbytjet që u shkaktuan në banesa, bujqësi e blegtori nga vërshimi i ujërave. //oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co