Ballina / Kosova / Serbia zgjeron hetimet ndaj Haradinajt, përfshihen prova të reja
ramushi-fr2-780x439

Serbia zgjeron hetimet ndaj Haradinajt, përfshihen prova të reja

Prokurori serb për krimet e luftës, të mërkurën ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë serbe një urdhër për zgjerimin e hetimeve ndaj Ramush Haradinajt, ku përfshihen prova të reja të cilat do të përkthehen dhe do të dërgohen në Francë deri në fund të javës, ku janë duke pritur një vendim për kërkesën për ta ekstraduar atë në Serbi, shkruan Tanjug.

Ministria të martën ka dërguar një kërkesë ekstradimi për Haradinaj, i shoqëruar nga dokumentacioni në lidhje me një hetim të nisur në vitin 2004.

Ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze si pasojë e një fletarresti të lëshuar nga shteti i Serbisë, ka nxitur një reagim tek shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë.

Haradinaj u ndalua para 6 ditësh nga autoritetet franceze, me një fletarrest të lëshuar nga shteti serb, në të cilat Haradinaj akuzohet për krimet të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë./Telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co