Ballina / Lajme / Bota / “Rusia do ta shkëmbej Kosovën për Krimenë”
rafat

“Rusia do ta shkëmbej Kosovën për Krimenë”

Gjatë vizitës së zyrtarëve të Ukrainës në Beograd, Zëvendëskryetari i Kuvendit Krimesë, Refat Çubarov, paralajmëroi për “arrogancën” e Rusisë dhe mundësinë që Rusia, në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta njoh pavarësinë e Kosovës për të ruajtur pushtetin e saj në Krime.

Çubarov ka thënë që forcat e mëdha tani janë në Pazar, dhe askush nuk e di se si do të përfundojnë në këtë mozaik.

Tashmë ka plane për të shkëmbyer Kosovën për Krimenë. Rusia tani në mënyrë aktive kërkon mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të njëjtën kohë duke ruajtur interesat e tyre”, ka thënë Çubarov.

Ndër të tjera ai ka thënë që Rusia do të jetë e gatshme për kompromis dhe koncesione në mënyrë që të fitoj pushtetin mbi Krimenë.

Çubarov ka thënë se Ukraina dhe Serbia kanë probleme të ngjashme me një pjesë të territorit që përpiqet të ndahet, përveç, sipas tij, qëndrimi i Serbisë është më i favorshëm për shkak se ajo ka arritur të ruajë një dialog me Kosovën, ndërsa Krimea nuk ka mundësi për këtë, shkruan Radiokim. /Klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co