Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Rritja e pagave, Rama: Nuk do të ndryshojnë taksat për mësuesit

Rritja e pagave, Rama: Nuk do të ndryshojnë taksat për mësuesit

Me qindra familje që kanë banesat pranë lumit Osum në Urën Vajgurore tashmë nuk do të duhet të përballen me përmbytjet e përvitshme si pasojë e fryrjes së lumit.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qarkun e Beratit është ndalur në këtë zonë, ku ka vlerësuar përfundimin e projektit.

Rama:  “Kjo është një zonë që ishte një tmerr dhe faktikisht 25 vjet rresht përmbytej çdo vit e më shumë.”

Rama u takua dhe me mësues të qarkut të cilëve u premtoi se pavarësisht rritjes së pagave, për ta nuk do të ketë ndryshim të taksave.

Rama: “Shteti do të vendosi 100 milionë dollarë plus një subvencion për rrogat dhe pensionet ku 18 milionë pre tyre janë vetëm për arsiminJu do keni të njëjtat taksa, sistemi i taksave nuk ndryshon, por do keni një rrogë më të lartë e nga kjo rrogë më e rritur do të përfitojnë 34 660 punonjës arsimor. Në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë  tek rrogat minimale. Rrogat e tyre do ti rrisim 35% në të gjithë fashën e rrogës minimale.”

Gjatë qëndrimit në Berat, kreu i qeverisë ka inspektuar më pas edhe disa akse rrugore dhe lagje të qytetit ku po rijetëzohen hapësirat publike dhe akset  kryesore rrugore.

Në Poliçan, Rama ka parë nga afër punimet që rikonceptojnë që nga themelet infrastrukturën e rrugëve, aspak funksionale dhe me rrezikshmëri për automjete dhe këmbësorë.

Ndalesa e fundit e kreut të qeverisë e zhvilluar në qarkun Berat ka qenë Çorovoda që i është nënshtruar ndërhyrjeve intensive urbane në rrugë dhe sheshe që synojnë t’i japin qytetit, vlera bashkëkohore urbane.

//oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co