Ballina / Kosova / Rriten tensionet mes Listës Srpska
lista-serbe_1482570038-6746913

Rriten tensionet mes Listës Srpska

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka dërguar mesazhe jo-miqësore për deputetët serbë që kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. 

Teksa ka qëndruar dje në Medvegjë, Gjuriq ka thënë se nuk ka asnjë pikë dyshimi që kthimi i shpinës ndaj Serbisë prej deputetëve, që ai i quan “të vetëemëruar” të serbëve në Kosovë nuk është i spontan.

Deputetët e Listës Srpska, që morën pjesë në seancën e së enjtes, për Gjuriqin janë përfaqësues të rremë të serbëve. Ai ka vlerësuar se lëvizja e tyre ka lidhje me shuma të parave që i kanë marrë nga shqiptarët dhe shërbimet e huaja.

“Kjo zgjidhet në bisedimet që do t’i bëjmë me përfaqësuesit serbë, e më pas do të jetë plotësisht e qartë se kush e mbështet politikën e Serbisë dhe Qeverinë e Serbisë, a kush zgjedh Isa Mustafën si kryetar të qeverisë së tij nuk ka asnjë kredibilitet politik”, ka thënë Gjuriq. /Koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co