Ballina / Kosova / Ekonomi / Rreth 600 mijë euro për studimin e fizibilitetit të Trepçës
trepcca-1

Rreth 600 mijë euro për studimin e fizibilitetit të Trepçës

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë me renome botërore Ernst & Young për kryerjen e studimit të fizibilitetit të Trepçës me orientim strategjik për zhvillim të saj, me çmim prej 598 mijë e 920 euro. Kontrata ishte e paraparë të nënshkruhej në fillim të muajit korrik, por, lidhja e kontratës është shtyrë për shkak të një ankese në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Studimi i fizibilitetit shtrihet në dy fusha, në zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës duke u mbështetur në gjendjen aktuale, zhvillimet e reja të tregut, të teknologjisë dhe përvojave të reja të modeleve biznesore për eksploatim të xeheve e deri në produkt final; si dhe do të ofroj rekomandime për qasje strategjike lidhur me zbatim të aktiviteteve të reja me vlerë të shtuar”, ka njoftuar AKP-ja.

Ky studim do të ofrojë rekomandime lidhur me alternativat më të mira për revitalizim dhe transformim të Trepçës, po ashtu do t’u ofroj investitorëve potencial të dhënat e nevojshme dhe informacione për investimet e ardhshme.

“Agjencia në vazhdimësi ka bashkëpunuar me Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ka bashkërenditur veprimet e saja për të arritur nënshkrimin e kësaj marrëveshje me kohë. AKP dhe Trepça kanë kryer tashmë një pjesë të punëve, duke përfshirë këtu analizën preliminare të kërkesave kreditore, regjistrimin e pasurisë së ndërmarrjes, dhe raportin mbi vlerësimin e rezervave minerare”, tregojnë nga AKP-ja.

Ky studim, sipas AKP-së, do t’i paraprijë planit të riorganizimit të ndërmarrjes Trepça, përderisa Bordi dhe menaxhmenti i AKP-së mbesin plotësisht të përkushtuar dhe zotohen se do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm përbrenda kompetencave dhe autorizimeve të tyre për të përfunduar me sukses këtë objektivë si dhe për të arritur një zgjidhje përfundimtare sa më të favorshme për ardhmërinë e ndërmarrjes Trepça. /Telegrafi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co