Ballina / SHQIPËRIA / Reshjet e borës në Kukës, Shkodër, Elbasan e Peshkopi
3535235

Reshjet e borës në Kukës, Shkodër, Elbasan e Peshkopi

Kukësi është përfshirë orët e fundit nga temperatura të ulëta, rreshje dëbore dhe ngrica.

Trashësia e dëborës arrin në 20-50 centimetra, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor për automjetet.

Intensiteti i reshjeve të dëborës u shtua gjatë mesnatës së ditës së martë, 3 janar 2017, për të vijuar edhe gjatë ditës së mërkurë (4 janar). Ndërkohë, sipas ARRSH-së, borëpastrueset ndodhen në terren dhe raportohet se në Rrugën e Kombit dhe akset nacionale qarkullimi rrugor është stabilizuar dhe ato janë të hapura.

Ndërkohë disa akse rurale janë problematike dhe drejtuesit e mjeteve udhëzohen të përdorin zinxhirët.

Moti ndërkohë, sipas sinoptikanëve do të vijojë të përkeqësohet, sidomos në fundjavë. Temperaturat mund të arrijnë deri në -20 gradë, të paprovuara që prej vitit 1985 në Qarkun e Kukësit.

Ndërsa në disa zona të Hasit është raportuar për probleme me furnizimin me energji elektrike.

Shkodra- Pjesa më e madhe e verilindjes së vendit është zgjuar nën bardhësinë e dëborës, ndërsa termometri shënon disa gradë nën zero. Problemet e para janë shfaqur në akset rrugore drejt Pukës dhe Fushë – Arrëzit, ku trashësia e saj arrin nga 20 deri në 50 cm. Sipas të dhënave të shtabit të emergjencave civile në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, në aksin Kroi i Hadroj – Qafë Benë dhe në aksin Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin qarkullimi kryhet me zinxhirë. Reshje debore që kanë krijuar vështirësi në qarkullim, si pasojë edhe e ngricave, janë edhe zonat: Qafe Mali – Dardhe, në Pukë, Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe dhe Tamare – Vermosh.

Elbasani – Ne qarkun e Elbasanit, ne rrethin e Librazhdit dhe konkretisht ne aksin Librazhd- Stebleve, trashësia e bores arrin deri ne 10 centimetër dhe qarkullimi i mjeteve është i mundur vetem me zinxhire. Ngrica dhe debore ka edhe ne Qafe Thane ku është e pamundur që mjetet të qarkullojnë pa zinxhirë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme zona Elbasan- Gramsh -Belsh dhe Cerrik eshte shoqeruar me reshje shiu, por nuk raportohen fryrje të lumenjve apo përrenjve.

Problematikë nga debora janë shkaktuar edhe në Peshkopi, ku reshjet kanë rënë gjatë gjithë natës.

Deri tani nuk raportohen probleme por autoritet u kanë bërë thirrje banorëve të zona të thella të marrin masa pasi moti pritet të përkeqësohet edhe më tej gjatë ditëve në vazhdim.//oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co