Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Rekord i temperaturave të ulëta në Shqipëri

Rekord i temperaturave të ulëta në Shqipëri

Akset kombëtare në Shqipëri janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve.

Ministria e Brendshme njoftoi se situata është nën kontroll dhe punonjësit e emergjencave gjenden në terren. Sinoptikanët njoftojnë për një përmirësim të temperaturave në ditët e ardhshme, por që gjithsesi ato do të jenë nën zero ndërsa në zonat e ftohta malore, do të vijojnë temperaturat tepër të ulëta.

Por, temperaturat e ulëta nën zero kanë krijuar një situatë të pazakontë prej dekadash në rrethin bregdetar të Durrësit. Bora ia ka lënë vendin ngricës. Rrugë, trotuare dhe sheshe ndodhen nën pushtetin e ngricës duke e vështirësuar ndjeshëm lëvizjen.

Ky mot i ka kapur të papërgatitur banorët e bregdetit të pamësuar për të përballuar temperatura kaq të ulëta dhe lëvizjen në ngricë, ku nuk kanë munguar dhe rrëshqitjet e pësimet e frakturave. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co