Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Reforma zgjedhore, Balla: Gati drafti për ligjin e partive

Reforma zgjedhore, Balla: Gati drafti për ligjin e partive

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se, ekspertët e mazhorancës e kanë gati draftin e ndryshimeve të ligjit për partitë politike, në kuadër të reformës zgjedhore.

“Është drafti më i mirë në frymën e rekomandimeve të OSBE-së”, ka thënë Balla, duke shtuar se, “grupi i PS ka mbështetur kërkesën për shtyrjen e mandatit të komisionit me 60 ditë”.

“Të enjten do të miratohet shtyrja e mandatit”, ka thënë më tej Balla.

Ai i ka bërë thirrje PD që të heqë dorë nga historia e bllokimit të kalimit të amendamenteve. “PD nuk ka paraqitur asnjë amendament për ndryshimin e ligjit për partitë politike”, ka shtuar Balla. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co