Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Reforma në drejtësi, mblidhet sot komisioni i posaçëm
komisioni-i-reformes-ne-drejtesiiii11111111-1-e1457338423372-780x439

Reforma në drejtësi, mblidhet sot komisioni i posaçëm

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi pritet të mblidhet të premten paradite për të vazhduar diskutimet mbi çështjet e mbetura ende pa konsensus që lidhen me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për paketën e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese.

Opozita do të jetë e pranishme në mbledhjen e sotme pas zhbllokimit të ngërçit të krijuar prej saj që lidhej me plotësimin e kërkesave për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mandateve t]ë deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli dhe miratimin e hetimit parlamentar për kompaninë CEZ. Miratimi i tyre të enjten nga parlamenti i hapi rrugën pjesëmarrjes së saj në komision dhe vijimit të debatit për reformën në drejtësi.

Dy ditë më parë, kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, njoftoi thirrjen e komisionit, pasi siç tha ai, reforma është në hapat e saj të fundit dhe kërkon një përgjigje në përputhje me interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë. Xhafaj i bëri thirrje opozitës që para interesave politike të ditës, duhet të prevaloje interesi i qytetarëve dhe e ardhmja evropiane e vendit.

Prej dy javësh komisioni nuk është mbledhur pas tensionimit të situatës ne parlament dhe votës kundër të maxhorancës ndaj kërkesës së PD-së për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve Leskaj dhe Suli. Kjo e rifuti sërish në ngërç procesin e reformës në drejtësi, e cila pritej të sheshonte dhe mosmarrëveshjet e fundit mes palëve që lidheshin me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Pas dakortësisë së arritur javën e fundit të marsit për disa çështje të rëndësishme, si Byronë Kombëtare të Hetimit, Këshillin e Emërimeve apo Tribunalin Disiplinor, pritej dhe finalizimi i çështjeve të mbetura pa konsensus, për reformën më të rëndësishme, e konsideruar ‘kyçe’ për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE./ATA/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co