Ballina / Kosova / “Rasti i Astrit Deharit është e vërteta e katandisjes së shtetit të Kosovës”

“Rasti i Astrit Deharit është e vërteta e katandisjes së shtetit të Kosovës”

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje është ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Social-demokrate të Zvicrës, i cili zhvillohet më 3 dhe 4 dhjetor 2016, në qytetin e Bernit.

Ky delegacion është i përbërë nga kryetari Visar Ymeri, nënkryetarja Fatmire Kollçaku, deputeti Faton Topalli dhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, Mujë Shala.

Me këtë rast, Qendra e aktivistëve të VV-së në Zvicër ka organizuar një tubim me mërgatën shqiptare në Zyrih në mbrëmjen e datës 2 dhjetor. Tubimi nisi me mbajtjen e një minutë heshtje për humbjen e aktivistit Astrit Dehari.

“Kryetari Ymeri foli për situatën e rëndë politike në Kosovë pas vdekjes së dyshimtë të aktivistit Astrit Dehari. Kërkesa ‘Drejtësi për Astritin’ sot përveç se është shndërruar në kërkesë gjithëpopullore, është kërkesë Drejtësi për Kosovën. Sepse rasti i Astrit Deharit është e vërteta e katandisjes së shtetit të Kosovës, si një shtet i kapur që është shndërruar në shtet kundër popullit. Ashtu siç i njëjti shtet i kapur u angazhua kundër territorit me nënshkrimin e Marrëveshjes së dëmshme për shenjimin e vijës kufitare me Malin e Zi; ashtu siç shteti i kapur u ngrit kundër Republikës me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e ‘Zajednicës’”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas njoftimit, Fatmire Kollçaku diskutoi lidhur me liberalizimin e vizave, Demarkacionin dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku theksoi se nuk ka mundësi që të bëhen koncesione sa i përket sovranitetit të vendit dhe të falet pasuria shtetërore kinse në emër të liberalizimit.
“Ajo foli edhe lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë dhe ndihmën e vazhdueshme të cilën e jep mërgata për shërimin e qytetarëve në Kosovë dhe të gjitha aktet tjera të bamirësisë, atë që në fakt është obligim i shtetit”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, deputeti Faton Topalli tha se Kosova, vendi më i varfër në Evropë, në të njëjtën kohë është edhe vendi më i shtrenjtë.
“Pa mbështetjen e mërgimtarëve, që sjellin çdo vit rreth 780 milionë Euro, do te rrezikohej ekzistenca dhe paqja sociale. Mjerisht Qeveria e Kosovës po i përdor këto të ardhura për të siguruar vende pune në Serbi, e cila është eksportuesi kryesor ekonomik në Kosovë, në vend se të krijonte kushte që këto mjete të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik të Kosovës”.

Ndërkaq, sot paradite, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbërritur në hapjen e punimeve të Kongresit të Partisë Social-demokrate Zvicerane, të pritur nga Sekretari Ndërkombëtar dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kësaj partie me të cilët do kenë mundësi të zhvillojnë takime gjatë dy ditëve të Kongresit, thuhet në njoftim. //Koha/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, planifikonte sulm terrorist në Romë

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar pasi akuzohet se mbron dhe adhuron ISIS-in. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co