Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Prokuroria: Tahiri, Selami dhe Roshi fshehën dënimet

Prokuroria: Tahiri, Selami dhe Roshi fshehën dënimet

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka njoftuar këtë të martë se në kuadër të kontrollit të formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve ka konstatuar fshehje të të dhënave nga dy deputetë të Parlamentit shqiptar dhe një kryetar bashkie.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e organit qendror të akuzës ka bërë me dije se bëhet fjalë për deputetët Dashamir Tahiri, i grupit të Partisë Demokratike; Shkëlqim Selamin, nga grupi i LSI-së; si dhe për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, “të cilët duhet të ndalojnë menjëherë detyrën funksionale”.

Sipas zëdhënëses, deputeti Tahiri rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit se në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foxhia për falsifikim parash, ndërsa në 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena për të vuajtur 9 muaj burg për përdorim të një leje drejtimi të falsifikuar.

“Tahiri ka dhënë deklaratën e tij në sektorin e dekriminalizimit duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të dënimit në Ravena. Ndërsa për falsifikimin e parave ka thënë se bëhet fjalë për një episod në autostradë ku është mashtruar nga një kamarier lokal që i ka dhënë para falso”, ka sqaruar zëdhënësja.

Ndërsa deputeti Shkëlqim Selami nuk ka deklaruar në formular të dhënat për masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Brindizit si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafikun e qënieve njerëzore.

“Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe ekzekutuar në 2006. Ai ka qëndruar 1 javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë”, ka vijuar zëdhënësja.

Ndërsa kryebashkiaku Elvis Roshi nuk ka deklaruar një dënim për “përdhunim në grup” në vitin 1995 në Itali dhe përdorimin e disa emrave në Zvicër.

“Në prill të vitit 1993 ai ka hyrë ilegalisht në shtetin Zviceran dhe ka kërkuar azil. Në 14 maj 1993 është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë sërish në mënyrë të paligjshme në Zvicër dhe ka kërkuar azil. Por në gusht 1997 është dëbuar sërish. Ndërsa në vitin 2015 DEA ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas shqiptar me emrin Enver Roshi për trafik droge dhe pastrim parash”, ka thënë zëdhënësja.

Ajo ka shtuar se, prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, ndërsa po vijon zbatimin e ligjit të dekriminalizimit për një numër të caktuar zyrtarësh. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co