Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Pritja e mësuesve, Rama: Do ndërtojmë nga e para 108 shkolla
1442218569-edi-rama-2

Pritja e mësuesve, Rama: Do ndërtojmë nga e para 108 shkolla

Qeveria po përgatit programin për rikonstruksionin nga e para të 108 shkollave që jaën në inventarin e ministrisë së Arsimit.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së fundvitit me mësuesit tha se ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve arsimore në nivele të shkollave europiane.

Rama: Të ndërtojmë nga e para të 108 shkollat që janë në inventarin e nevojave të Ministrisë së Arsimit, me synimin që deri në vitin 2020 të mos ketë më asnjë shkollë, në asnjë pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, që të mos të jetë e standardeve më të mira, njësoj si shkollat që sot konsiderohen me standarde më të mira.

Rama foli për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në shumë dimensione, sipas tij asnjë mësues nuk ndihet i kërcënuar se do të largohet nga puna pa arsye.

Rama: askënd nga mësueset dhe mësuesit në Shqipëri nuk e kërcënon pasiguria se nesër në mëngjes mund të marrë lajmin se është i larguar nga puna apo është i transferuar brutalisht në një destination të pamundur. Ju paguheshit më pak dhe taksoheshit më shumë. Për shkak të reformave rroga do të rritet me 10%.

Duke komentuar rezultatet e programit të vlerësimit Pisa 2015 kryeministri i konsideroi ato si shëmbëlltyrën e përgatitjes së mësuesve.

Rama: Rezultat e 15-vjecarëve, për herë të parë nuk ia ulën kokën Shqipërisë dhe nuk na e ulën kokën të gjithëve ne.

Kryeministri fjalimin e mbylli në mënyrën e tij unike.

Rama: Më tha Lindita kur hyra që, “sot nuk duhet të rrish gjatë, duhet të ikësh më shpejt, sepse mësueset kanë kërkuar që të iki ai, se duam të kërcejmë e të këndojmë pa protokoll”. Nuk e di kur jam bërë unë pengesë që ju të kërceni e të këndoni si të doni, aq më tepër që unë kam dhënë prova që mund të kërcej dhe ashtu siç nuk i shkon mendja asnjërit nga ju që kërcen në plazh, por s’ka rëndësi kjo. Pas kësaj fjale, “ja sheshi-ja mejdani, kapedani po ikën”, kërceni e këndoni, sepse vërtet e meritoni! //oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co