Ballina / Kosova / Prishtinë, 50 mijë euro për ndriçim, por dritat nuk ndizen më 28 nëntor
16a44627-11f4-4b2d-a079-a880ee338c69

Prishtinë, 50 mijë euro për ndriçim, por dritat nuk ndizen më 28 nëntor

Prishtina e dekoruar për festat e fundvitit do të mund të shihet javën e parë të dhjetorit. As këtë vit, sikurse vitin e kaluar, dritat nuk do të ndizen për 28 nëntor.

50 mijë euro buxhet ka ndarë Komuna sivjet për dekorim. Kontrata me kompaninë fituese “Anea” do të nënshkruhet më 19 nëntor, dhe pas kësaj, sipas zyrtarëve komunalë, nevojiten të paktën dy javë që të vendosen bredhat dhe dekorimet.

Të gjitha rrugët kryesore dhe sheshet e kryeqytetit do të dekorohen ashtu sikurse vitin e kaluar, por me pak ndryshime.

Frymën e festave në kryeqytet këtë vit do ta sjellin edhe shtëpizat e tregut të fundvitit, të cilat tashmë janë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu, Komuna ka arritur marrëveshje edhe me biznese të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë në dekorimin e disa rrugëve. /Koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co