Ballina / Kosova / Prishtina, një kaos urbanistik
rad

Prishtina, një kaos urbanistik

Shumica e ndërtimeve në Kosovë, duke përfshirë këtu ndërtesa banimi, qendra tregtare, por edhe ndërtesa qeveritare, u bënë pa plane urbanistike në 17 vjetët e fundit.

Një trend i tillë, i ka shndërruar qytetet në kaos urbanistik, vlerësojnë ekspertë të fushës. Të ndërtuar pa ndonjë planifikim dhe të ngritura edhe në zona ku kanë krijuar probleme, këto ndërtime, sipas ekspertëve, krijuan kaos duke mbyllur edhe perspektivën e zhvillimit të qyteteve.

Valdet Osmani nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një prononcim thotë se ndërtimet pa plane urbanistike ngufatën qytetet e Kosovës.

Në Kosovë nuk mund të themi se ka planifikim urban, pasi që më shumë është planifikim de-rregullues dhe çrregullues, që ka dëmtuar qytetet tona dhe të ardhmen e shtetit dhe pothuajse fare nuk ka pasur as angazhim, as planifikim të mirëfilltë të qyteteve për planifikim hapësinor të Kosovës”, vlerëson Osmani.

Duke mos respektuar planet urbanistike, shton Osmani, u shkelën standardet e ndërtimit dhe kriteret e përcaktuara me ligj. /Rel/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co